Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë ka përfunduar me sukses procesin e rikuperimit dhe tashmë është plotësisht e gatshme për të mirëpritur ndeshjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në shtëpi për këtë vit, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).
Pamjet e publikuara nga FFK tregojnë gjendjen e fushës, e cila tashmë është përgatitur për të pritur përballjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në shtëpi për këtë vit.
Sipas njoftimit, Dardanët do të zbresin në fushë më 14 nëntor, ku do të përballen me Izraelin në kuadër të Ligës së Kombeve. Kjo sfidë pritet të jetë një tjetër përballje e rëndësishme për përfaqësuesen kosovare para tifozëve të saj.
Pas këtij takimi, Kombëtarja e Kosovës do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do të zhvillojë duelin e radhës kundër Irlandës.
Njoftimi I plotë I FFK-së në facebook (07.11.2026):
“Fadil Vokrri” gati për ndeshjen e fundit të Dardanëve në shtëpi Fusha e stadiumit “Fadil Vokrri” ka përfunduar procesin e rikuperimit dhe tashmë është e gatshme për të pritur ndeshjen e fundit të Kombëtares së Kosovës në shtëpi për këtë vit.
Dardanët do të përballen me Izraelin më 14 nëntor, në kuadër të Ligës së Kombeve, derisa më pas do të udhëtojnë në Dublin për duelin me Irlandën.
Kosovë – Izrael
14 nëntor 2026
15:00
Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë”













