Drita luan sonte në udhëtim ndaj Florianës së Maltës, në kuadër të rundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Centenary” në Ta’ Qali, me fillim nga ora 19:30.
Trajneri i Dritës ka vendosur që takimin ta nisë me këtë formacion:
Drita: Maloku, B. Krasniqi, Bytyqi, Ovouka, Pellumbi, Jashari, Limaj, Dabiqaj, Blendi Krasniqi, Abazaj dhe Manaj.
Floriana: Cioletti, Beerman, Kauan, Spiteri, Lonardelli, Varela, Vella, Kurtalic, Muric, Jah dhe Mbong.
Drita synon një rezultat pozitiv në Maltë, para ndeshjes së kthimit që do të zhvillohet në Kosovë.
Ndeshjen Floriana – Drita mund ta ndiqni drejtpërdrejt duke klikuar https://buffsports.io/soccer/live-floriana-fc-vs-drita-gjilan






