Drita do të përballet sonte me Florianën e Maltës, në ndeshjen e parë të rundit të dytë kualifikues të UEFA Conference League.
Takimi zhvillohet në stadiumin “Centenary” në Ta’ Qali dhe nis nga ora 19:30, sipas kohës lokale në Kosovë.
Kampionia e Kosovës zbriti në Conference League pas eliminimit nga Kauno Žalgiris në rundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve. Ndeshja e parë në Lituani përfundoi 1:1, ndërsa Drita u mposht 3:2 në takimin kthyes.
Edhe Floriana u eliminua nga Liga e Kampionëve, pasi humbi me rezultat të përgjithshëm 5:3 ndaj Shamrock Rovers. Skuadra malteze e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0, por u mposht 5:1 në Irlandë.
Drita synon rezultat pozitiv në Maltë para ndeshjes së kthimit, e cila zhvillohet më 28 korrik në Kosovë.






