Featured

    Gakpo tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme në jetë se futbolli

    Gakpo tregon se ka gjëra shumë më të rëndësishme në jetë se futbolli
    June 30, 2026
    2 min lexim

    Shpërthimi emocional i Cody Gakpo pasi shënoi për Holandën kundër Marokut në Kupën e Botës, tregoi se derisa turneu po i magjeps miliarda njerëz në mbarë botën, loja nuk e tejkalon tragjedinë personale.

    Gakpo dhe partnerja e tij, Noa van de Bij, humbën djalin e tyre të palindur javën e kaluar. Partnerja e futbollistit ishte disa muaj shtatzënë, ndërsa kur Gakpo shënoi, ai ra në tokë dhe shpërtheu në lot.

    Ishte një moment prekës për të gjithë në stadium. Bashkëlojtarët holandezë të Gakpos treguan përkrahjen për futbollistin.

    Kapiteni Virgil van Dijk u tha gazetarëve para ndeshjes se “është një lajm i tmerrshëm dhe tregon se futbolli është dytësor. Ka gjëra më të rëndësishme në jetë”. Maroku fitoi në fund, duke shtuar më shumë lot te holandezët. Por asgjë nuk mund të krahasohet me pikëllimin e Gakpos.

    Shumë prekëse ishin edhe pamjet televizive pas golit të Gakpos, që shfaqën prindërit e tij në tribuna, gjithashtu në lot.

    Van der Bij kishte postuar një fotografi në rrjetet sociale të dyshes duke mbajtur duart mbi një batanije dhe një kapelë të thurur.

    “Me zemra të thyera ndajmë lajmin shkatërrues se djali ynë i vogël vdiq gjatë periudhës së shtatzënisë”, shkroi ajo në njoftim.

    Edhe Gakpo kishte postuar në rrjetet sociale: “Kjo është tepër e vështirë për familjen tonë. Ju lutemi të na ruani privatësinë dhe hapësirën tonë. Faleminderit për mirëkuptimin tuaj” - thuhet në postimin e Gakpos.

    Etiketat

    #Featured
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollWorld Cup 2026Ligat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideo
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    Harry Kane përmbys Kongon, Anglia me shumë mund vazhdon garën në Kupën e Botës
    Featured

    Harry Kane përmbys Kongon, Anglia me shumë mund vazhdon garën në Kupën e Botës

    39 min më parë
    Mbappe flet për çfarë mund të bëj Messi dhe se çfarë dëshiron të fitoj për vete
    Featured

    Mbappe flet për çfarë mund të bëj Messi dhe se çfarë dëshiron të fitoj për vete

    7 orë më parë
    Lajm i mirë për Egjiptin, Salah rikthehet në stërvitje
    Featured

    Lajm i mirë për Egjiptin, Salah rikthehet në stërvitje

    7 orë më parë
    FIFA shpjegon vendimin për anulimin e golit të Gjermanisë
    Featured

    FIFA shpjegon vendimin për anulimin e golit të Gjermanisë

    8 orë më parë
    Ylli i Real Madridit përfundon në gjyq – prokuroria kërkon dënim me burg
    Featured

    Ylli i Real Madridit përfundon në gjyq – prokuroria kërkon dënim me burg

    1 ditë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha