Roma pësoi një tjetër përmbysje në Ligën e Kampionëve, duke humbur 3-2 ndaj Manchester Unitedit në “Old Trafford”.
Matias Soulé dhe Donyell Malen shënuan për epërsinë 2-0 brenda 18 minutave të parë, ndërsa skuadra italiane pati edhe mundësi për golin e tretë.
Rrjedha e ndeshjes ndryshoi pasi Bruno Fernandes realizoi nga penalltia. Devis Vasquez fillimisht e priti goditjen, por ajo u përsërit për shkak të hyrjes së parakohshme të lojtarëve në zonë.
Më pas, dy golat e vonshëm të Matheus Cunhas ia siguruan fitoren Manchester Unitedit.
Gian Piero Gasperini vlerësoi se Roma nuk arriti ta përballonte presionin e kundërshtarit pas penalltisë.
Sipas tij, skuadra nuk kishte më forcën e pjesës së parë për t’i ushtruar presion sulmuesve të Unitedit dhe duhej ta ndërpriste ritmin e vendasve.
Trajneri tha se kjo ndeshje ofroi më shumë mësime sesa humbja ndaj Real Madridit, kur Roma kishte lëshuar epërsinë 3-1 brenda shtatë minutash.
Ai pranoi se zhgënjimi ndikon te skuadra kur fitorja fillon t’i largohet dhe kërkoi menaxhim më të mirë të momenteve të presionit.
Roma luajti pa portierët e lënduar Mile Svilar dhe Pierluigi Gollini, prandaj Vasquez bëri paraqitjen e parë për klubin.
Jashtë ishin edhe Paulo Dybala, Manu Koné dhe Lorenzo Pellegrini, ndërsa Devyne Rensch u largua në pjesën e parë për shkak të një problemi muskulor.
Burimi: Football Italia










