Gjyqtarët e Albi Mall Superligës dhe Raiffeisen Ligës së Parë kanë zhvilluar testet fizike në kuadër të përgatitjeve për vazhdimin e edicionit garues. Sipas informacioneve të publikuara, “testimet
janë zhvilluar nën udhëheqjen dhe instruksionet e trajnerit të fitnesit të FIFA-s, Simon Breivik”, me fokus në vlerësimin e përgatitjes fizike dhe qëndrueshmërisë së gjyqtarëve.
Qëllimi i këtyre testimeve është që gjyqtarët të jenë në nivelin e duhur fizik për ndeshjet që i presin në vazhdim të kampionatit.
“Përmes punës së vazhdueshme, trajnimeve dhe testimeve sipas standardeve profesionale, gjyqtarët po e mbajnë nivelin e nevojshëm fizik për të qenë sa më të përgatitur për sfidat që i presin në vazhdim të kampionatit”, thuhet në njoftim.
Në fund, theksohet se “gjyqtarët janë gati për rikthimin në fushë dhe për vazhdimin e garave në Albi Mall Superligë dhe Raiffeisen Ligën e Parë”.










