Sigurimi fizik i cili po kujdesej që siguria në tribuna të ishte në rregull gjatë ndeshjes në mes të Izraelit dhe Kosovës ka tentuar t’ua largoj flamurin kombëtar shqiptar disa të rinjve nga Kosova.
Sipas Lauret Thaqit nga Malisheva i cili jeton në Itali së bashku me shoqërinë e tij të cilët kishin shkuar për t’i përkrahur Dardanët, në një bisedë me VAR Kosova tha se nuk e kupton pse është e ndaluar ta mbash flamurin kombëtar.
“Mundesh të na e marrësh zemrën por asnjëherë flamurin”, ishte përgjigja e Thaqit në pamjet të cilat i dërgoi në VAR Kosova ku dukej një sigurim fizik duke tentuar t’ua marrë flamurin tifozëve kosovar.
Thaqi për VAR Kosova tha se sigurimi ishte hungarez ndërsa shtoi se ishte në dijeni se ndalohej flamuri kombëtar mirëpo sipas tij e gjitha kjo ishte e planifikuar për në minutën e fundit të ndeshjes.
“S’ki drejte me e qit Flamurin è Shqiptarit” ishte përgjigja e sigurimit hungarez sipas Thaqit.
Ndeshja mes Izraelit dhe Kosovës përfundoi pa gola në stadiumin “Nagyerdei Stadion” në Debrecen të Hungarisë.
Në këtë stadium ishin të pranishëm rreth 400 tifozë ku prej tyre ishin rreth 200 shqiptarë.
Kosova me katër pikë në grupin e tretë të ligës B në kuadër të Ligës së Kombeve, pozicionohet e dyta pas Austrisë e cila ka 7 pikë, ndërsa Izraeli pozicionohet e fundit me vetëm 1 pikë të fituar nga kjo ndeshje ndaj Kosovës dhe Irlanda mban vendin e tretë me katër pikë.
Kosova pikët e para i ka siguruar në “Fadil Vokrri” ndaj Irlandës duke e mposhtur me një gol në epërsi.
Ndeshjen e dytë e ka luajtuar ndaj Austrisë ku është mposhtur në disavantazh prej tre golash.
Pas ndeshjes me Izraelin fillon seria e ndeshjeve të kthimit ku Kosova e pret Austrinë me 4 tetor 2026.
Ndeshja ndaj Izraelit e cila poashtu do zhvillohet në “Fadil Vokrri” pritet të luhet në nëntor, ndërsa ndaj Irlandës do luaj si mysafir.









