Lajmet

    Gjyqtari më i kritikuar i Botërorit caktohet për ndeshjen Angli - Meksikë

    Gjyqtari më i kritikuar i Botërorit caktohet për ndeshjen Angli - Meksikë
    July 04, 2026
    2 min lexim

    FIFA ka konfirmuar se gjyqtari australian Alireza Faghani do të ndajë drejtësinë në ndeshjen e 1/16-ave të Kupës së Botës mes Anglisë dhe Meksikës, një vendim që ka ngjallur polemika në opinionin sportiv.

    Përballja e shumëpritur mes Anglisë dhe njërit prej vendeve organizatore të turneut është shoqëruar me zhvillime të shumta edhe jashtë fushës.

    Fillimisht, FIFA kishte planifikuar ta zhvendoste ndeshjen gjashtë orë më herët për shkak të parashikimeve për reshje të dendura dhe stuhi në Mexico City. Ky vendim shkaktoi reagim të ashpër nga përzgjedhësi i Meksikës, Javier Aguirre, i cili argumentoi se skuadra e tij do të kishte gjashtë orë më pak kohë për t'u përgatitur për një nga ndeshjet më të rëndësishme të viteve të fundit.

    Megjithatë, FIFA ndryshoi sërish qëndrim të shtunën vonë në mbrëmje, duke konfirmuar se ndeshja do të zhvillohet në orarin e planifikuar fillimisht. Sipas raportimeve, ky vendim erdhi pasi Federata Angleze e Futbollit shprehu shqetësime serioze për tifozët që kishin organizuar udhëtimin drejt Mexico City.

    Ndërkohë, FIFA ka bërë të ditur se Alireza Faghani do të jetë gjyqtari kryesor i kësaj sfide që do të zhvillohet në 'Estadio Azteca'.

    48-vjeçari do të gjykojë në Kupën e tij të tretë të Botës, pasi më parë ishte pjesë edhe e turneve të vitit 2014 në Brazil dhe 2018 në Rusi.

    Megjithatë, emërimi i tij nuk është pritur pozitivisht nga të gjithë. Faghani u gjend në qendër të kritikave edhe gjatë fazës së grupeve të këtij Botërori, në ndeshjen mes Francës dhe Senegalit.

    Në atë takim, Kylian Mbappe realizoi dy gola në fitoren 3-1 të Francës, por shumë analistë besojnë se ai duhej të kishte pasur mundësinë të kompletonte het-trikun nga pika e bardhë.

    Sulmuesi francez u rrëzua në zonë pas një ndërhyrjeje të Sadio Mane, por Faghani nuk akordoi penallti në kohë reale. Edhe pas rishikimit të aksionit në monitorin anësor të VAR-it, ai vendosi të mos ndryshonte vendimin, duke dhënë goditje nga porta për Senegalin.

    Ky vendim shkaktoi reagime të shumta nga analistë dhe ish-gjyqtarë, të cilët e cilësuan si një gabim të rëndë. Pikërisht për këtë arsye, emërimi i tij për supersfidën mes Anglisë dhe Meksikës po konsiderohet nga shumë si një vendim kontrovers.

    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollWorld Cup 2026Ligat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideo
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    KF Llapi përforcohet me futbollistin Agon Xhaka
    Futboll

    KF Llapi përforcohet me futbollistin Agon Xhaka

    3 orë më parë
    Simon për Ronaldon: Nuk është më ai që ishte te Reali
    Futboll

    Simon për Ronaldon: Nuk është më ai që ishte te Reali

    3 orë më parë
    Franca kalon tutje pas një “lufte” me Paraguajin, Mbappe vendimtar nga penalltia
    Futboll

    Franca kalon tutje pas një “lufte” me Paraguajin, Mbappe vendimtar nga penalltia

    11 orë më parë
    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim
    Lajmet

    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim

    20 orë më parë
    Live🔴Paraguaji - Franca
    Futboll

    Live🔴Paraguaji - Franca

    21 orë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim
    Lajmet

    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim

    21 orë më parë
    LVV në Skenderaj kërkon përgjegjësi për krizën te Drenica: Klubi nuk është pronë e individëve
    Lajmet

    LVV në Skenderaj kërkon përgjegjësi për krizën te Drenica: Klubi nuk është pronë e individëve

    22 orë më parë
    Pse lojtarët e Egjiptit panë një video të Mbappes para se të gjuanin penalltitë kundër Australisë?
    Lajmet

    Pse lojtarët e Egjiptit panë një video të Mbappes para se të gjuanin penalltitë kundër Australisë?

    22 orë më parë
    Gjiganti gjerman në negociata me Brightonin për Brajan Grudën
    Lajmet

    Gjiganti gjerman në negociata me Brightonin për Brajan Grudën

    1 ditë më parë