Lajmet

    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim

    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim
    July 04, 2026
    3 min lexim

    Ndeshjet futbollistike të datës 4 korrik 2026 sollën emocione të mëdha në botërorin 2026, me dy ndeshje që prodhuan histori krejtësisht të ndryshme. Maroku konfirmoi rritjen e saj në arenën ndërkombëtare duke dominuar Kanadanë me një fitore bindëse 3 me 0, ndërsa kampioni në fuqi, Argjentina, u detyrua të djersitët deri në vazhdime për të eliminuar Kepin e Gjelbër me rezultat 3 me 2. Rezultatet e kësaj dite treguan se faza me eliminim direkt nuk fal gabime dhe se, pavarësisht statusit favorit, çdo ndeshje mund të shndërrohet në një provë të vështirë.

    Faza e eliminimit direkt në botërorin 2026 po nxjerr në pah dy realitete krejt të ndryshme mes skuadrave favorite. Ndërsa Maroku dha një demonstrim force ndaj Kanadasë me një fitore bindëse 3 me 0, Argjentina u detyrua të luftojë deri në minutat e fundit të vazhdimeve për të eliminuar Kepin e Gjelbër me rezultat 3 me 2.

    Maroku ishte një ekip që nuk u ngut, edhe pse Kanada ishte më e rrezikshme në pjesën e parë dhe krijoi disa raste të mira, marokenët qëndruan të qetë, u mbrojtën me disiplinë dhe goditën pikërisht atëherë kur kundërshtari la hapësira.

    Dy golat e Azzedine Ounahit dhe realizimi i Soufiane Rahimit në fund ishin pasqyrë e një skuadre që di të vuajë, por edhe të ndëshkojë me efikasitet maksimal.

    Një tjetër element që bie në sy është forma e jashtëzakonshme e Yassine Bounou. Portieri maroken ishte vendimtar në momentet kur Kanada kërkonte avantazhin, ndërsa më pas bashkëlojtarët shfrytëzuan çdo mundësi për ta kthyer kontrollin në gola.

    Maroku la përshtypjen e një skuadre të pjekur taktikisht, e aftë të administrojë ritmin e ndeshjes dhe të godasë në kundërsulm.

    Në anën tjetër, Argjentina kaloi një provë shumë më të vështirë sesa pritej. Kampionët në fuqi e nisën mirë dhe kaluan në epërsi me Lionel Messin, por Kepin e Gjelbër nuk u frikësua nga emri i kundërshtarit. Skuadra afrikane barazoi rezultatin dhe e detyroi Argjentinën të luante 120 minuta.

    Edhe në vazhdime, Kepin e Gjelbër tregoi karakter të jashtëzakonshëm. Sa herë Argjentina krijonte epërsi, afrikanët gjenin forcë për t'u rikthyer në lojë. Vetëm goli vendimtar i Cristian Romeros shpëtoi kampionët e botës nga një eliminim që do të ishte ndër befasitë më të mëdha të turneut.

    Nëse Maroku shfaqi vetëbesim të shtuar dhe me ndjesinë se është gati të sfidojë këdo, Argjentina mori një sinjal alarmi. Kualifikimi është arritur, por loja tregoi se edhe favoritët mund të vuajnë kur përballen me skuadra të organizuara dhe pa asgjë për të humbur.

    Ndërkohë, Kepin e Gjelbër, pavarësisht eliminimit, fitoi admirimin e botës së futbollit. Përballja me Argjentinën ishte një dëshmi se diferencat në futbollin modern po ngushtohen dhe se emri i madh nuk garanton më fitore të lehta.

    Me Marokun që po rritet nga ndeshja në ndeshje dhe Argjentinën që duhet të korrigjojë dobësitë para përballjes me Egjiptin, faza e 1/8-finales po dëshmon se në botërorin 2026 nuk ka më hapësirë për gabime.

    Kujtomë se nga ora 23:00, ka filluar një tjetër interesante këtë botëror, ku Franca përballet me Paraguajin në stadiumin “Lincoln Financial Field” në Filadelfia, SHBA. Kjo sfidë pritet të sjellë intensitet të lartë dhe rivalitet të fortë, me të dyja skuadrat që kërkojnë kualifikimin tutje në turne.

    Gjyqtari kryesor i takimit eshte nga Uzbegistani, Ilgiz Tantashev.

    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollWorld Cup 2026Ligat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideo
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    KF Llapi përforcohet me futbollistin Agon Xhaka
    Futboll

    KF Llapi përforcohet me futbollistin Agon Xhaka

    3 orë më parë
    Simon për Ronaldon: Nuk është më ai që ishte te Reali
    Futboll

    Simon për Ronaldon: Nuk është më ai që ishte te Reali

    3 orë më parë
    Franca kalon tutje pas një “lufte” me Paraguajin, Mbappe vendimtar nga penalltia
    Futboll

    Franca kalon tutje pas një “lufte” me Paraguajin, Mbappe vendimtar nga penalltia

    11 orë më parë
    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim
    Lajmet

    Analizë: Maroku shkëlqen, Argjentina djersitet për fitore. Botërori po përmbys çdo parashikim

    21 orë më parë
    Live🔴Paraguaji - Franca
    Futboll

    Live🔴Paraguaji - Franca

    21 orë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    LVV në Skenderaj kërkon përgjegjësi për krizën te Drenica: Klubi nuk është pronë e individëve
    Lajmet

    LVV në Skenderaj kërkon përgjegjësi për krizën te Drenica: Klubi nuk është pronë e individëve

    22 orë më parë
    Pse lojtarët e Egjiptit panë një video të Mbappes para se të gjuanin penalltitë kundër Australisë?
    Lajmet

    Pse lojtarët e Egjiptit panë një video të Mbappes para se të gjuanin penalltitë kundër Australisë?

    22 orë më parë
    Gjyqtari më i kritikuar i Botërorit caktohet për ndeshjen Angli - Meksikë
    Lajmet

    Gjyqtari më i kritikuar i Botërorit caktohet për ndeshjen Angli - Meksikë

    1 ditë më parë
    Gjiganti gjerman në negociata me Brightonin për Brajan Grudën
    Lajmet

    Gjiganti gjerman në negociata me Brightonin për Brajan Grudën

    1 ditë më parë