Nga ora 00:00 apo në mesnatën e 4 korrik 2026, në stadiumin "Hard Rock" në Miami Gardens të Floridas, Argjentina përballet me kombetarën Kepi i Gjelbër, për 1/16 e finales për kupën e botës 2026.
Kampionët në fuqi vijnë në këtë duel pas një faze të grupeve perfekte me tri fitore në tri ndeshje duke siguruar pikët maksimale.
Në anën tjetër, Kepi i Gjelbër është befasia e këtij turneu, pasi u kualifikua e pamposhtur nga një grup shumë i fortë me Spanjën, Uruguajin dhe Arabinë Saudite, duke regjistruar tri barazime.
E rënditur në vendin e 67-të në botë në ranglistën e FIFA-s, afrikanët synojnë të vazhdojnë historinë e jashtëzakonshme, ndërsa Argjentina, e renditur e para në ranglistën e FIFA-s, mbetet favorite për një vend në çerekfinale.






