Mirlind Daku e ka regjistruar të dielën asistimin dhe fitoren e parë me skuadrën e re, Spartak Moskën.
Ndeshjen e xhiros së katërt në elitën e Rusisë, Spartaku i Moskës e fitoi me rezultatin 2:1 në udhëtim te Baltika.
Daku dha kontribut në minutën e 20-të, kur asistoi në golin për 1:0 të shënuar nga Manfred Ugalde.
Sulmuesi i Shqipërisë e kompletoi ballafaqimin.
Spartaku në katër ndeshje i ka nëntë pikë, tri më pak se Krasnodari lider.
Daku në këtë verë iu bashkua Spartakut të Moskës nga Rubin Kazani.









