Malisheva ka zhvilluar një ndeshje spektakolare, duke e mposhtur Vllazninë e Shkodrës me rezultat të thellë 5:0 dhe duke siguruar kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Skuadra kosovare hyri në ndeshjen e kthimit me disavantazhin 2:1 nga përballja e parë në Shkodër, por në Hajvali gjithçka foli në favor të saj.
Festën e golave e hapi Kreshnik Uka në minutën e 34-t, ndërsa Dzemal Ibishi shënoi në minutat shtesë të pjesës së parë për rezultatin 2:0.
Malisheva nuk u ndal as pas pushimit. Uka realizoi golin e tij të dytë në minutën e 52-të, kurse vetëm pesë minuta më vonë Arlind Veliu shënoi për 4:0. Goditjen përfundimtare Vllaznisë ia dha Krenar Dulaj në minutën e 89-të, duke e kompletuar fitoren madhështore 5:0. Kronologjia e golave
Me rezultat të përgjithshëm 6:2, Malisheva e eliminoi bindshëm skuadrën shkodrane dhe siguroi për herë të parë në historinë e klubit kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës.
Një mbrëmje historike për Malishevën, e cila reagoi në mënyrën më të mirë pas humbjes në takimin e parë dhe dëshmoi forcën e futbollit kosovar në arenën evropiane.
Pesë gola, portë e paprekur dhe një kualifikim që do të mbahet mend gjatë!






