Spanja e ka mbyllur me epërsi 1:0 pjesën e parë të gjysmëfinales së Kupës së Botës 2026 kundër Francës.
Mikel Oyarzabal realizoi nga penalltia në minutën e 22-të, pas ndërhyrjes së Lucas Dignes ndaj Lamine Yamalit brenda zonës. Mike Maignan e lexoi drejtimin e goditjes, por nuk arriti ta ndalte topin.
Franca humbi edhe William Saliban për shkak të lëndimit, ndërsa në vend të tij u aktivizua Maxence Lacroix. Gjithçka mbetet e hapur për pjesën e dytë.
🔴 Pjesën e dytë ndiqeni drejtpërdrejt në linkun në vijim: Ndeshja LIVE






