Federata e Basketbollit e Kosovës ka publikuar të dhënat statistikore të ProCredit Superligës, ku disa skuadra po dallohen në kategoritë kryesore të garës.
Rahoveci 029 prin në kategorinë e pikëve të realizuara, me një mesatare prej 89.86 pikësh për ndeshje, duke u renditur si skuadra më efikase në sulm.
Në anën tjetër, Bora po shkëlqen në mbrojtje dhe në lojën nën kosh. Skuadra ka mbrojtjen më të mirë me vetëm 69.3 pikë të pranuara për ndeshje, ndërsa kryeson edhe në kërcime me 41.86 për ndeshje.
Trepça është skuadra më e mirë në asistime, me një mesatare prej 18.86 asistimesh për ndeshje.
Ndërkohë, Golden Eagle Ylli dominon në dy kategori të tjera statistikore, duke kryesuar në topat e vjedhur me 8.29 për ndeshje dhe në bllokada me 2.86 për ndeshje.
Këto statistika dëshmojnë konkurrencën dhe potencialin e skuadrave në ProCredit Superligë, ku secila prej tyre po synon të lërë gjurmë në këtë edicion.
Në fund FBK gjithashtu pyet se cila skuadër ju ka impresionuar më shumë deri tani?
Njoftimi i FBK-së në facebook (03.11.2026):
“Kush po dominon në ProCredit Superligë?
Njihuni me skuadrat që kryesojnë në kategoritë kryesore statistikore të ProCredit Superligës!
Pikët: Rahoveci 029 - 89.86 për ndeshje
Mbrojtja më e mirë: Bora – 69.3 pikë të pranuara për ndeshje
Kërcimet: Bora – 41.86 për ndeshje
Asistimet: Trepça – 18.86 për ndeshje
Topat e vjedhur: Golden Eagle Ylli – 8.29 për ndeshje
Bllokadat: Golden Eagle Ylli – 2.86 për ndeshje
Cila skuadër ju ka impresionuar më shumë deri tani?“










