Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka publikuar pesëshen më të mirë të xhiros së shtatë në ProCredit Superligë, ku janë përfshirë pesë basketbollistë që u dalluan me paraqitjet e tyre individuale.
Në këtë pesëshe bëjnë pjesë Connor Withers i Golden Eagle Yllit, Divine Myles i Bashkimit, Kentrell Pullian i Vëllaznimit, Muhamedali Janjeva i Borës dhe Drilon Hajrizi i Trepçës.
Indeksin më të lartë të javës e regjistroi Kentrell Pullian i Vëllaznimit, me 35 pikë vlerësimi, pasi realizoi 27 pikë, gjashtë kërcime dhe gjashtë asistime.
Pas tij renditet Connor Withers i Golden Eagle Yllit, me indeks prej 33 pikësh, falë 16 pikëve, shtatë kërcimeve dhe shtatë asistimeve.
Divine Myles i Bashkimit regjistroi 23 pikë dhe nëntë asistime, duke arritur indeksin 26. Ndërkohë, Muhamedali Janjeva i Borës kontribuoi me 23 pikë, dy kërcime dhe dy asistime, për një indeks prej 19 pikësh.
Pesëshen më të mirë të xhiros së shtatë e plotëson Drilon Hajrizi i Trepçës, me 13 pikë, gjashtë kërcime dhe katër asistime, për indeksin 18.
Kështu, këta basketbollistë u përfshinë në pesëshen më të mirë të javës, pas paraqitjeve të tyre në elitën e basketbollit kosovar.
Njoftimi i plotë të FBK-së (02.11.2026):
“ TOP 5 – XHIROJA VII | PROCREDIT SUPERLIGA
Pesëshja më e mirë e javës së shtatë në ProCredit Superligë, me paraqitje të shkëlqyera individuale
Connor Withers (Golden Eagle Ylli) 16 pikë | 7 kërcime | 7 asistime | 33 indeksi
Divine Myles (Bashkimi) 23 pikë | 1 kërcim | 9 asistime | 26 indeksi
Kentrell Pullian (Vëllaznimi) 27 pikë | 6 kërcime | 6 asistime | 35 indeksi
Muhamedali Janjeva (Bora) 23 pikë | 2 kërcime | 2 asistime | 19 indeksi
Drilon Hajrizi (Trepça) 13 pikë | 6 kërcime | 4 asistime | 18 indeksi”










