Tottenham Hotspuri, pavarësisht shpenzimeve të mëdha në afatin kalimtar, është befasuar të shtunën mbrëma në ndeshjen hapëse të edicionit 2026/27 në Premier League.
Tottenhami u mposht në udhëtim nga Brentfordi me rezultatin 3:0.
Keane Lewis-Potter e hapi serinë e golave në minutën e 12-të.
Golin e dytë e shënoi mesfushori gjerman, Vitaly Janelt, në minutën e 33-të.
Mbrojtësi italian, Michael Kayode, e shënoi golin e tretë në minutën e 49-të.
Brentfordi kishte mundësinë që ta realizonte edhe golin e katërt në minutën e 54-t, por Igor Thiago nuk u tregua i saktë nga pika e bardhë.
Edhe pse investuan shumë në afatin kalimtar dhe sollën emra të mëdhenj si Sandro Tonali, Andrew Robertson e Mateus Fernandes, Tottenhami nuk arriti ta nisë edicionin e ri me fitore.









