Cody Gakpo është larguar nga grumbullimi i Përfaqësueses së Holandës, pas dëmtimit të pësuar në ndeshjen ndaj Serbisë.
Sulmuesi i Liverpoolit u detyrua të largohet nga fusha pasi pësoi lëndim në kyçin e këmbës.
Holanda të dielën e mposhti Serbinë me rezultatin 2:1, në ndeshjen e dytë të Grupit A2 të Ligës së Kombeve.
Gakpo tentoi të vazhdonte ndeshjen, por nuk ishte në gjendje të luante dhe u
zëvendësua në minutën e 17-të.
Pas ekzaminimeve mjekësore është vendosur që 27-vjeçari të largohet nga grumbullimi i Holandës dhe të kthehet te Liverpooli.
Liverpooli ka bërë të ditur të hënën se Gakpo do t’i kryej edhe disa teste tjera mjekësore për të përcaktuar shkallën e lëndimit.
Disa prej mediumeve angleze kanë raportuar se sulmuesi i krahut të majtë do të jetë jashtë fushës për disa javë.
Gakpo është prej sulmuesve kryesorë të Liverpoolit.









