Sonte në stadiumin “MetLife Stadium” në New Jersey zhvillohet një nga përballjet më interesante të Grupit E për kupën e botës 2026, ku Ekuadori do të përballet me Gjermaninë me fillim nga ora 22:00.
Gjermania vjen në këtë sfidë si lider i grupit me 6 pikë nga dy ndeshje, pasi ka siguruar tashmë kualifikimin në fazën e eliminimit direkt.
Gjermanët kanë impresionuar me fitore ndaj kombëtarës së Kurasaos me rezultat 7 me 1 dhe Bregut të Fildishtë 2 me 1, duke treguar formë të shkëlqyer dhe efikasitet të lartë në sulm.
Në anën tjetër, Ekuadori ndodhet nën presion të madh. Amerikano-jugorët kanë vetëm 1 pikë pas dy ndeshjeve dhe kanë nevojë për rezultat pozitiv për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim. Deri tani, Ekuadori nuk ka arritur të shënojë asnjë gol në turne, pavarësisht rasteve të krijuara.
Historiku është në anën e Gjermanisë, e cila ka fituar përballjen e mëparshme ndaj Ekuadorit, me rezultat 3 me 0 në për kupën e botës të vitit 2006.




