Turqia ka shënuar një fitore dramatike 3 me 2 ndaj SHBA-ve, e vendosur vetëm në minutat shtesë të lojës.
Amerikanët e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në epërsi që në minutën 3-të. Auston Trusty realizoi pas një goditjeje nga këndi, duke i dhënë avantazhin SHBA-së.
Në anën tjetër, në minutën e 10-të, Arda Guler barazoi shifrat në 1 me 1 pas asistimit të Barıs Alper Yılmaz, ndërsa në minutën e 31-të ishte pikërisht Yılmaz që përmbysi rezultatin, duke shënuar për 2 me 1.
Në pjesën e dytë, SHBA reagoi dhe riktheu baraspeshën. Sebastian Berhalter realizoi një gol të bukur nga jashtë zonës në minutën e 49-të, duke barazuar rezultatin në 2 me 2.
Më pas të dyja skuadrat krijuan raste të mira shënimi. Christian Pulisic, i aktivizuar nga stoli, ishte pranë golit në disa raste, por portieri turk Ugurcan Çakır bëri disa pritje vendimtare për të mbajtur ekipin e tij në lojë.
Kur gjithçka dukej se po shkonte drejt një barazimi, Turqia goditi në minutën e 8-të të kohës shtesë. Kaan Ayhan shfrytëzoi një rast brenda zonës dhe shënoi nga afër për rezultatin përfundimtar 3 me 2, për një fitore dratmatike të turqve.




