Futboll

    Federata Franceze ngre padi ndaj senatores paraguajane për komentet raciste ndaj Mbappes

    Federata Franceze ngre padi ndaj senatores paraguajane për komentet raciste ndaj Mbappes
    July 06, 2026
    2 min lexim

    Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka konfirmuar zyrtarisht se do të ndërmarrë veprime ligjore ndaj senatores paraguajane Celeste Amarilla, pasi kjo e fundit publikoi komente me përmbajtje raciste ndaj Kylian Mbappe, pas ndeshjes Francë – Paraguai në Kupën e Botës 2026.

    Në deklaratën e saj, FFF dënoi ashpër gjuhën e përdorur nga Amarilla, duke e cilësuar atë të papranueshme dhe të dënueshme.

    "Komentet raciste të senatores paraguajane Celeste Amarilla ndaj Kylian Mbappes janë jashtëzakonisht të neveritshme dhe të papranueshme. Si mund të shqiptohen fjalë të tilla? Këto deklarata janë kriminale dhe të dënueshme. Ato duhet të ndiqen penalisht, këtu dhe kudo. Federata Franceze e Futbollit do të paraqesë kallëzim pranë Prokurorisë për nisjen e procedurave gjyqësore", thuhet në reagimin zyrtar të FFF-së.

    Kontroversa shpërtheu pasi Amarilla bëri një sërë deklaratash fyese dhe raciste ndaj sulmuesit francez.

    "Ky brutal nuk mësoi kurrë as të shkruajë. Në vend të qumështit të nënës, ai u ushqye me kokos dhe qeniet më të arsimuara që ka dëgjuar ndonjëherë kanë qenë shimpanzetë", deklaroi senatorja.

    Ajo shkoi edhe më tej, duke thënë se lojtarët e përfaqësueses së Paraguait duhej ta kishin sulmuar Mbappen pas përfundimit të ndeshjes.

    "E vetmja gjë për të cilën shumë prej nesh pendohen është se La Albirroja nuk i dha një shuplakë të fortë në fytyrë në fund të ndeshjes. Dhe unë as nuk jam tifoze e futbollit", shtoi Amarilla.

    Ndërkohë, edhe vetë Kylian Mbappe reagoi ndaj deklaratave të senatores, duke e dënuar ashpër gjuhën e saj dhe duke e cilësuar të papranueshme sjelljen e një zyrtareje publike.

    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollWorld Cup 2026Ligat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideo
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    Mikel Merino, “xhelati” i legjendave: Goli ndaj Portugalisë i dha lamtumirën Ronaldos nga Kupa e Botës
    Lajmet

    Mikel Merino, “xhelati” i legjendave: Goli ndaj Portugalisë i dha lamtumirën Ronaldos nga Kupa e Botës

    16 min më parë
    Arrihet remuntada - Argjentina mposhti Egjiptin
    Lajmet

    Arrihet remuntada - Argjentina mposhti Egjiptin

    2 orë më parë
    Drita eviton humbjen në udhëtim ndaj Kauno Zalgiris – gjithçka do të vendoset në ‘Fadil Vokrri’
    Lajmet

    Drita eviton humbjen në udhëtim ndaj Kauno Zalgiris – gjithçka do të vendoset në ‘Fadil Vokrri’

    2 orë më parë
    Video/Ylli i Meksikës u dërgua me urgjencë në spital pas ndeshjes me Anglinë pas lëndimit të tmerrshëm
    Futboll

    Video/Ylli i Meksikës u dërgua me urgjencë në spital pas ndeshjes me Anglinë pas lëndimit të tmerrshëm

    3 orë më parë
    Messi kundër Salah – Argjentina dhe Egjipti përballen në një duel spektakolar për çerekfinalen
    Futboll

    Messi kundër Salah – Argjentina dhe Egjipti përballen në një duel spektakolar për çerekfinalen

    3 orë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    Video/Ylli i Meksikës u dërgua me urgjencë në spital pas ndeshjes me Anglinë pas lëndimit të tmerrshëm
    Futboll

    Video/Ylli i Meksikës u dërgua me urgjencë në spital pas ndeshjes me Anglinë pas lëndimit të tmerrshëm

    3 orë më parë
    Messi kundër Salah – Argjentina dhe Egjipti përballen në një duel spektakolar për çerekfinalen
    Futboll

    Messi kundër Salah – Argjentina dhe Egjipti përballen në një duel spektakolar për çerekfinalen

    3 orë më parë
    Drita sfidon Kauno Žalgirisin në nisje të aventurës evropiane
    Futboll

    Drita sfidon Kauno Žalgirisin në nisje të aventurës evropiane

    4 orë më parë
    Real Madridi e nis sezonin me vonesë, La Liga shtyn ndeshjen e parë për shkak të Botërorit
    Futboll

    Real Madridi e nis sezonin me vonesë, La Liga shtyn ndeshjen e parë për shkak të Botërorit

    10 orë më parë