Një gjest emocionues ka ardhur nga klubi i futbollit FC Feronikeli 74, i cili barazimin ndaj FC Malishevës ia ka dedikuar futbollistit Daniel Tete, i cili po kalon momente të rënda familjare.
Një ditë para zhvillimit të ndeshjes, Tete kishte marrë lajmin tragjik për ndarjen nga jeta të vëllait të tij. Përmes një mesazhi publik, klubi ka shprehur solidaritetin me futbollistin, duke theksuar se rezultati i arritur ndaj Malishevës i kushtohet pikërisht atij.
“Ky barazim është për ty, Daniel!”, thuhet në mesazhin e klubit, i cili njëkohësisht i ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta futbollistit dhe familjes së tij.
Në këto momente të vështira, klubi ka bërë të ditur se qëndron pranë Daniel Tetes, duke i dhënë mbështetje në dhimbjen e madhe familjare.
Mesazhi i FC Feronikeli 74 në facebook:
“THIS POINT IS FOR YOU, DANIEL!
Barazimin e sotëm ndaj FC Malisheva ia dedikojmë Daniel Tetes, i cili një ditë para ndeshjes mori lajmin tragjik për humbjen e vëllait të tij.
Në emër të gjithë klubit, i shprehim Danielit dhe familjes së tij ngushëllimet më të sinqerta. Jemi pranë teje, Daniel!”










