Sytë e botës së futbollit sonte janë te “Camp Nou”! Barcelona dhe Real Madrid takohen në El Clasico, në një duel ku rivaliteti, prestigji dhe pikët janë në qendër të vëmendjes.
Barcelona e pret rivalin e përjetshëm, Real Madridin, në një përballje që pritet të sjellë emocione të mëdha për tifozët e të dy skuadrave.
Katalunasit hyjnë në këtë ndeshje nga pozita e parë në tabelën e La Ligës, me 27 pikë, ndërsa madrilenët renditen në vendin e tretë me 21 pikë.
Gjashtë pikë i ndajnë dy gjigantët para kësaj përballjeje, duke i dhënë edhe më shumë peshë duelit të sontëm. Barcelona synon ta forcojë pozitën në krye, ndërsa Real Madridi kërkon të ngushtojë diferencën me rivalin e madh.
'El Clasico' nuk është thjesht një ndeshje futbolli. Është një rivalitet historik, një përballje krenarie dhe një spektakël që ndiqet nga miliona tifozë në mbarë botën.










