Është caktuar data e zhvillimit të ndeshjes së mbetur të javës së dytë të kampionatit ndërmjet FC Dritës dhe FC Prishtinës.
Sipas njoftimit të klubit kryeqytetas, kjo përballje, e cila ishte shtyrë më herët, do të zhvillohet të mërkurën, më 4 nëntor, me fillim nga ora 13:00.
Ndeshja do të luhet në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, ku Drita dhe Prishtina do të kërkojnë pikë të rëndësishme në kuadër të kampionatit.
Sipas njoftimit,tashmë është zyrtarizuar data dhe ora e kësaj përballjeje, e cila i takon xhiros së dytë të garave.
Njoftimi klubit FC Prishtina në facebook:
“Ndeshja e mbetur e javës së dytë ndërmjet FC Dritës dhe FC Prishtinës, e cila ishte shtyrë, do të zhvillohet të mërkurën, më 4 nëntor, nga ora 13:00, në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.” (01.11.2026).










