Me ritëm të lartë dhe energji, Gjermania ka bërë presion të vazhdueshëm në pjesën e parë të ndeshjes në udhëtim ndaj Greqisë. Gjermanët kanë dominuar, të paktën sa i takon lojës dhe taktikës. Ka munguar vetëm goli, ndërsa ndeshja përfundoi 0:0. Ky barazim nuk ka kënaqur tifozët gjermanë, por selektori Jurgen Klopp nuk është ndalur shumë te rezultati.
“Nëse dikush do të më thoshte një javë më parë se mund të luajmë një pjesë të parë të tillë pas vetëm shtatë ditësh, unë nuk do të besoja pasi asnjëherë nuk kam parë diçka të tillë. Djemtë luajtën një ndeshje të jashtëzakonshme futbolli”, ka thënë Klopp për RTL.
“Kundër-presingu ka funksionuar jashtëzakonshëm gjatë 90 për qind të kohës”, ka theksuar 59-vjeçari, i kënaqur për atë se sa shpejt ekipi ka implementuar idenë të tij për lojë.
Pjesa e dytë ishte më e zbehtë. Gjermania më nuk ishte e qartë në lojën e saj. Por Kloppi mbeti i kënaqur.










