FC Ballkani ka përforcuar repartin e mbrojtjes me 22 vjeçarin Lendrit Shala, i cili është pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21 dhe është formuar në futbollin zviceran, njofton FC Ballkani.
Klubi nga Suhareka ka zyrtarizuar afrimin e mbrojtësit të ri, duke e cilësuar atë si një element që pritet të sjellë më shumë siguri dhe konkurrencë në mbrojtje.
Në njoftimin e publikuar nga klubi thuhet:
“Lendrit Shala, për forcë të re në ekipin tonë!
FC Ballkani ka përforcuar repartin e mbrojtjes me Lendrit Shalën. Shala, 22 vjeç, është një mbrojtës i formuar në futbollin zviceran dhe pjesë e përfaqësueses së Kosovës U21. Me karakteristikat e tij fizike dhe eksperiencën e fituar në karrierën e deritanishme, ai vjen për të sjellë më shumë siguri dhe konkurrencë në mbrojtjen e skuadrës.
Mirë se vjen në familjen portokall e zi, Lendrit! ”









