Ylli i futbollit botëror, Lionel Messi, ka tronditur opinionin sportiv dhe ndjekësit e tij në rrjetet sociale përmes një postimi tejet emocional, kushtuar babait të tij që është ndarë nga jeta.
Në këtë letër të hapur, argjentinasi ka ndarë dhimbjen e thellë për humbjen e njeriut të tij më të afërt, duke lënë të kuptohet se e ardhmja e tij në fushën e blertë është tashmë në pikëpyetje.
Në mesazhin e tij prekës, Messi pranon se ende e ka të vështirë të pranojë realitetin e largimit të të atit, pavarësisht se ishte në dijeni të vuajtjeve të tij shëndetësore.
Ai kujton sakrificat e bëra gjatë Kampionatit Botëror, ku pavarësisht gjendjes së rëndë shëndetësore të të atit dhe pamundësisë për të udhëtuar, dëshira e tij më e madhe ishte të arrinte në finale për t'i dhënë trofeun.
Sulmuesi pranon se u mundua të shtynte kufijtë fizikë të trupit të tij, por nuk ia doli dot mbanë. Pjesa më tronditëse e letrës përfaqëson pasigurinë e madhe që lojtari ndjen lidhur me karrierën e tij sportive
Duke theksuar se i ati ka qenë shtylla e tij kryesore që nga hapat e parë, duke e shoqëruar në çdo stërvitje dhe ndeshje, Messi shprehet se nuk e di se si do të vazhdojë më tej dhe se ka dyshime të forta nëse do të vazhdojë të luajë futboll edhe për shumë kohë.
Duke e cilësuar atë jo vetëm si prind, por edhe si mik e përfaqësues të tij, Messi e mbyll shkrimin e tij duke premtuar se vlerat dhe edukata e përcjellë prej tyre do të jenë gjithmonë udhërrëfyes për fëmijët e tij, ndërsa i jep lamtumirën e fundit me mesazhin e ndjerë të mirënjohjes dhe dashurisë.









