Përfaqësuesja e Francës ka shënuar një fitore ndaj Turqisë, me rezultat 2:1 në një përballje të vlefshme për Ligën e Kombeve, në kuadër të Grupit 1 të Ligës A.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, me të dyja kombëtaret që nuk arritën të gjenin rrugën drejt golit.
Franca kaloi në epërsi në minutën e 49-të, pas një autogoli të Emirhan Topçu, i cili dërgoi topin në portën e tij, duke i dhënë avantazhin vendasve.
Turqia pati një moment shprese në minutën e 53-të, kur Arda Guler arriti të shënonte, por goli u anulua pas ndërhyrjes së VAR-it.
Francezët vazhduan të kërkonin golin e dytë dhe atë e gjetën në minutën e 80-të. Rayan Cherki asistoi për E. J. Kroupi, i cili realizoi për 2:0.
Turqia nuk u dorëzua dhe arriti të ngushtonte rezultatin në minutën e 90-të. Abdulkerim Bardakcı shënoi pas asistimit të Arda Guler, por goli i tij nuk mjaftoi për të ndryshuar fatin e ndeshjes.
Me këtë fitore, Franca vazhdon të kryesojë Grupin 1 të Ligës A me 13 pikë, e ndjekur nga Belgjika me 12 dhe Italia me 10 pikë. Në anën tjetër, Turqia mbetet në vendin e fundit pa asnjë pikë të fituar pas gjashtë ndeshjeve, duke e mbyllur fazën e grupeve me gjashtë humbje.










