Kombëtarja shqiptare ka marrë një fitore të rëndësishme, duke mposhtur Bjellorusinë me rezultatin 2:0, në kuadër të Ligës së Kombeve, në Grupin 1 të Ligës C.
Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 28-të me anë të Rey Manajt, i cili realizoi golin e pare ku i dha Shqipërisë epërsinë në pjesën e parë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria vazhdoi të kërkonte golin e sigurisë, të cilin e gjeti në minutën e 57-të. Ishte Elseid Hysaj që dërgoi topin në rrjetë, duke dyfishuar rezultatin në 2:0.
Pavarësisht përpjekjeve të Bjellorusisë për t'u rikthyer në lojë, mbrojtja shqiptare arriti të ruante avantazhin deri në fund të takimit.
Kështu, Shqipëria e mbyll sfidën me një fitore 2:0, falë golave të Rey Manajt dhe Elseid Hysajt, duke marrë tri pikë në Grupin 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve.










