Seria “N’Radar” e VAR Kosova vazhdon me një tjetër talent të ri që po bën hapat e parë në futboll.
Këtë herë në fokus është Blin Tahiri, portier 11-vjeçar i FC Suharekës, i cili përkundër moshës së re veçohet edhe për fizikun e tij. Blini është 1.69 metra i gjatë dhe tashmë po zhvillohet në një nga pozitat më me përgjegjësi në futboll.
Puna e tij nuk përfundon vetëm me stërvitjet në klub. Krahas angazhimeve me FC Suharekën, Blini zhvillon edhe dy stërvitje shtesë gjatë javës me trajnerin e tij, me synimin që të përmirësohet vazhdimisht dhe të ndërtojë bazën për të ardhmen.
Në moshën 11-vjeçare është ende shumë herët për parashikime, por përkushtimi, puna e vazhdueshme dhe dëshira për t’u zhvilluar janë elementet që mund ta ndihmojnë një sportist të ri në rrugëtimin e tij.
Përmes serisë “N’Radar”, VAR Kosova synon t’u japë hapësirë vajzave dhe djemve të rinj nga sporte të ndryshme, duke prezantuar punën, talentin dhe përkushtimin e tyre.
Këtë herë, N’Radar është Blin Tahiri. 🧤⚽









