World Cup 2026

    Përballje iberike, Portugali-Spanjë për një biletë në çerekfinale

    Përballje iberike, Portugali-Spanjë për një biletë në çerekfinale
    July 06, 2026
    2 min lexim

    Përballja iberike e 1/8 së finales për Kupën e Botës 2026, premton spektakël në një nga stadiumet më ikonike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Portugalia dhe Spanja përballen në Arlington.

    Portugalia dhe Spanja do të matin forcat këtë të hënë në kuadër të 1/8 së finales për Kupën e Botës 2026, në një përballje që pritet të jetë ndër më të fortat e fazës eliminatore.

    Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “AT&T Stadium” në Arlington të Teksasit, një arenë me kapacitet prej 95 mijë shikues, ndërsa drejtësinë do ta ndajë arbitri anglez, Anthony Taylor.

    Të dyja kombëtaret mbërrijnë në këtë sfidë në formë shumë të mirë. Portugalia ka regjistruar dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e fundit, ndërsa Spanja është gjithashtu e pamposhtur, me katër fitore dhe një barazim.

    Edhe historia e përballjeve mes dy rivalëve iberikë dëshmon se bëhet fjalë për një duel jashtëzakonisht të baraspeshuar.

    Në takimin e tyre më të fundit, në finalen e Ligës së Kombeve më 8 qershor 2025, ndeshja përfundoi me rezultat 2:2, ndërsa Portugalia triumfoi pas penalltive me rezultat 5:3.

    Në pesë përballjet e fundit mes tyre në kohën e rregullt janë regjistruar katër barazime dhe një fitore e Spanjës.

    Një tjetër duel që mbahet mend gjatë, është ai i Kupës së Botës 2018, kur Portugalia dhe Spanja dhuruan spektakël me barazimin 3:3, ndërsa në Kampionatin Evropian të vitit 2012 dhe Kupën e Botës 2010 ishin spanjollët që eliminuan portugezët në fazat me eliminim direkt.

    Me formën aktuale të të dy skuadrave dhe historinë e pasur të këtij rivaliteti, gjithçka lë të kuptohet se tifozët do të jenë dëshmitarë të një tjetër përballjeje spektakolare, ku një moment i vetëm mund të vendosë se kush do të sigurojë një vend në çerekfinale Botërorit 2026.

    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollWorld Cup 2026Ligat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideo
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    Meksika “magneti” i kartonëve të shpejtë, rastësia e rrallë e Botërorit 2026
    Futboll

    Meksika “magneti” i kartonëve të shpejtë, rastësia e rrallë e Botërorit 2026

    6 orë më parë
    Bellingham i siguron "Tre Luanëve" fitoren ndaj Meksikës
    Futboll

    Bellingham i siguron "Tre Luanëve" fitoren ndaj Meksikës

    7 orë më parë
    Përballje iberike, Portugali-Spanjë për një biletë në çerekfinale
    World Cup 2026

    Përballje iberike, Portugali-Spanjë për një biletë në çerekfinale

    9 orë më parë
    Shtëpia e Bardhë kontaktoi FIFA-n për të kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të lojtarit amerikan
    Futboll

    Shtëpia e Bardhë kontaktoi FIFA-n për të kërkuar rishikimin e kartonit të kuq të lojtarit amerikan

    20 orë më parë
    Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi
    Lajmet

    Haaland dërgon Norvegjinë në çerekfinale, Brazilin në shtëpi

    22 orë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    Sot nis 1/8-finalja: Kanada–Marok dhe Paraguai–Francë
    World Cup 2026

    Sot nis 1/8-finalja: Kanada–Marok dhe Paraguai–Francë

    2 ditë më parë
    VAR-i dhe katër gola të anuluar: Portugalia eliminon Kroacinë në dramë të madhe
    World Cup 2026

    VAR-i dhe katër gola të anuluar: Portugalia eliminon Kroacinë në dramë të madhe

    3 ditë më parë
    Turqia fiton ndaj SHBA-së me gol në minutat shtesë
    World Cup 2026

    Turqia fiton ndaj SHBA-së me gol në minutat shtesë

    10 ditë më parë
    Ekuadori sfidon Gjermaninë për mbijetesë në botëror
    World Cup 2026

    Ekuadori sfidon Gjermaninë për mbijetesë në botëror

    10 ditë më parë