Mikel Merino u inkuadrua në fushë në minutën e 85-të, kurse dhjetë minuta më herët Ferran Torres. Inkuadrimi i Merinos dhe Torresit doli i qëlluar nga përzgjedhësi, Luis de la Fuente
Dyshja ia siguroi fitoren e madhe Spanjës ndaj Portugalisë së Cristiano Ronaldos të hënën mbrëma, në Arlington të Teksasit.
Torres lëshoi një top të shkëlqyer për Merinon, i cili ishte i pagabueshëm nga afërsia për t’ia siguruar Spanjës avancimin në çerekfinale të Kupës së Botës.
Me golin e pësuar në minutën e 90-të u vendos edhe sfida e një të tetës së finales të Kupës së Botës 2026.
Ronaldo me Portugalinë është shfaqur në gjashtë Kupa të Botës. Me shumë gjasë është edhe Botërori i fundi për superyllin, Ronaldo.






