Mauricio Pochettino do të qëndrojë në krye të përfaqësueses së Shteteve të Bashkuara deri pas ndeshjes së kthimit kundër Haitit, e cila zhvillohet të martën.
Ai e kishte pranuar këtë angazhim edhe pasi ishte njoftuar si trajneri i ardhshëm i Manchester Unitedit. Pochettino synon ta përmbushë marrëveshjen me Federatën Amerikane të Futbollit dhe të mos e lërë skuadrën pa drejtues në vijën anësore.
SHBA-ja fitoi 6:0 të shtunën, duke krijuar epërsi të madhe para takimit të dytë. Megjithatë, rezultati bindës nuk do ta ndryshojë planin e trajnerit për t’u larguar vetëm pas përfundimit të këtij dueli.
Burimi: The Athletic
Etiketat
#Mauricio Pochettino#SHBA#Manchester United#Haiti










