Ronaldinho është emëruar titullar për Ravennën në ndeshjen e së dielës pasdite kundër Forlit në Serie C, duke u rikthyer në futbollin profesionist pas më shumë se 11 vjetësh.
46-vjeçari, fitues i Topit të Artë më 2005, iu bashkua klubit italian gjatë verës. Ravenna kishte bërë të ditur se braziliani do të luante në të paktën një ndeshje zyrtare për skuadrën e kategorisë së tretë.
Ronaldinho do ta mbajë fanellën me numrin 10 dhe pritet të luajë në krahun e majtë të sulmit, në skemën 4-3-3.
Formacioni i Ravennës përbëhet nga Venturi; Donati, Zaro, Esposito, Bani; Lonardi, Vinicius, Duca; Da Pozzo, Rabbi dhe Ronaldinho.
Burimi: Football Italia










