Gjyqtari gjerman Sven Jablonski do ta drejtojë ndeshjen ndërmjet Uellsit dhe Portugalisë, e cila zhvillohet të martën në Cardiff në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kjo do të jetë hera e dytë që Jablonski gjykon një takim të përfaqësueses portugeze.
Portugalia hyn në xhiron e fundit me synimin për ta siguruar kreun e grupit, për çka i nevojitet vetëm një pikë. Ajo vjen pas humbjes 4:1 në shtëpi ndaj Danimarkës.
Burimi: Observador
Etiketat
#Portugalia#Uellsi#Sven Jablonski#Liga e Kombeve#UEFA










