Tottenham dhe Aston Villa do të përballen sot në kuadër të javës së pestë në Premier League, në një ndeshje ku të dyja skuadrat synojnë të reagojnë pas një starti të dobët të sezonit.
Tottenham aktualisht renditet në vendin e 17-të me vetëm 2 pikë pas katër ndeshjeve. Skuadra londineze nuk ka arritur ende të marrë një fitore, ndërsa nga paraqitja në katër takimet, rezultoi me dy barazime dhe dy humbje. Në ndeshjen e fundit, Tottenham barazoi 0:0 në shtëpi ndaj Evertonit.
Në anën tjetër, Aston Villa ndodhet edhe më poshtë në tabelë. Ekipi ka grumbulluar vetëm 1 pikë nga katër ndeshje dhe renditet në pozitën e 19-të. Villas në katër ndeshjet e fundit është me një barazim dhe tre humbje. Në sfidën e fundit në Premier League, Aston Villa u mposht 1:2 në shtëpi nga Nottingham.
Ndeshja Tottenham – Aston Villa do të zhvillohet sot me 19 shtator 2026, në “Tottenham Hotspur” Stadium në Londër, me fillim nga ora 13:30.
Të dyja skuadrat do të kërkojnë pikë të rëndësishme për t’u larguar nga pjesa e poshtme e tabelës.









