Leeds United dhe Newcastle United do të përballen sonte në një nga ndeshjet kryesore të javës në Premier League.
Dueli zhvillohet në “Elland Road” duke filluar nga ora 21:00 sipas kohës lokale në Angli.
Leeds do të ketë përkrahjen e tifozëve vendas dhe do të kërkojë pikët e plota, ndërsa Newcastle udhëton me synimin për të marrë rezultat pozitiv.
Përballja pritet të sjellë emocione dhe ritëm të lartë, me të dyja skuadrat që synojnë një nisje sa më të mirë të kësaj jave të kampionatit.
Drejtësinë në këtë takim pritet ta ndaj gjyqtari anglez Michael Salisbury.









