Pas rreth dy muajsh mungesë për shkak të një lëndimi të pësuar gjatë fazës përgatitore, Edison Kqiku është rikuperuar dhe është gati të rikthehet në fushën e lojës.
Mbrojtësi i krahut të djathtë kishte pësuar rupturë të ligamentit të nyjës, duke humbur të gjitha ndeshjet e deritanishme të kampionatit.
Tashmë, Kqiku është rikthyer në dispozicion të stafit teknik dhe është përfshirë në listën e ekipit për ndeshjen ndaj FC Prishtinës.
Njoftimin e plotë të KF Llapi:
“Njoftim zyrtar: Edison Kqiku rikthehet në dispozicion të ekipit
Pas rreth dy muajsh mungesë për shkak të lëndimit të pësuar gjatë fazës përgatitore, mbrojtësi ynë i krahut të djathtë, Edison Kqiku, është rikuperuar dhe është i gatshëm për t'u rikthyer në fushën e lojës.
Kqiku kishte pësuar rupturë të ligamentit të nyjës, lëndim ky që e mbajti jashtë fushave dhe e detyroi të humbiste të gjitha ndeshjet e deritanishme të kampionatit.
Pas një periudhe rikuperimi dhe rehabilitimi, Edisoni ka lënë pas këtë fazë të vështirë dhe tashmë është rikthyer në dispozicion të stafit teknik.
Mbrojtësi ynë është përfshirë në përbërjen e ekipit për ndeshjen e nesërme ndaj FC Prishtinës, duke përbërë një forcë shtesë dhe një alternativë të rëndësishme në krahun e djathtë të mbrojtjes.”










