Kopenhaga bëhet skenë e një përballjeje nordike, ku Danimarka dhe Norvegjia matin forcat të martën mbrëma në kuadër të Ligës A, të Ligës së Kombeve.
Përballja në stadiumin “Parken” vjen në një moment të rëndësishëm për të dyja përfaqësueset, të cilat kanë ende objektiva për të realizuar në Grupin 4.
Danimarka renditet e dyta me nëntë pikë, tri më pak se Portugalia kryesuese. Norvegjia është në pozitën e tretë me gjashtë pikë dhe një fitore në Kopenhagë do ta afronte ndjeshëm me danezët.
Me vetëm dy pikë diferencë mes tyre, kjo ndeshje mund të sjellë ndryshime të rëndësishme në renditjen e grupit.
Danimarka do të kërkojë ta shfrytëzojë terenin vendas, ndërsa Norvegjia udhëton me synimin për të marrë tri pikë në një transfertë të vështirë.
Takimi zhvilllohet të marten me date 17.11.2026 në orën 20:45, ndërsa gjyqtar kryesor është caktuar turku H.U. Meler.










