Basketbollisti i Trepçës, Drilon Hajrizi, është shpallur lojtari i javës së katërt në FIBA Europe Cup, pas paraqitjes së shkëlqyer në fitoren e skuadrës mitrovicase ndaj BC Batumi 2010, me rezultat 91:70.
Hajrizi ishte ndër lojtarët kryesorë në këtë triumf, duke regjistruar 20 pikë, 8 kërcime dhe 7 asistime, me indeks prej 30 pikësh.
Përveç paraqitjes në parket, basketbollisti kosovar mori edhe mbështetje të madhe nga tifozët, duke dominuar votimin me plot 86% të votave.
Ky vlerësim është një tjetër dëshmi e kontributit të rëndësishëm të Hajrizit në sukseset e Trepçës në garat evropiane.
Njoftimi Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në facebook:
“ DRILON HAJRIZI, LOJTARI I JAVËS NË FIBA EUROPE CUP!
Paraqitje fantastike dhe vlerësim i merituar për Drilon Hajrizin, i cili është zgjedhur Lojtari i Javës së katërt në FIBA Europe Cup
Basketbollisti i Trepçës shkëlqeu në fitoren 91:70 ndaj BC Batumi 2010, duke regjistruar:
- 20 pikë
- 8 kërcime
- 7 asistime
- 30 indeksi
Hajrizi dominoi edhe në votimin e tifozëve, duke marrë 86% të votave! ”. (01.11.2026).










