Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se ka hapur procesin e akreditimit për përfaqësuesit e mediave për dy ndeshjet e Kombëtares së Kosovës që do të zhvillohen gjatë muajit nëntor.
Fillimisht, Kosova do të përballet me Izraelin më 14 nëntor 2026, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë, më 17 nëntor, “Dardanët” do të luajnë ndaj Irlandës në “Aviva Stadium” në Dublin.
Sipas njoftimit të FFK-së, afati i fundit për aplikim për akreditim është 8 nëntori, në orën 16:00. Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës online: https://ffk-media.com.
FFK ka bërë të ditur gjithashtu se për ndeshjen në udhëtim ndaj Irlandës, aplikimi duhet të bëhet me pasaportë. Kërkesat e dërguara pas afatit do të shqyrtohen vetëm në varësi të vendeve të lira që do të jenë në dispozicion.
Njoftimi i plotë i FFK-së (02.11.2026):
“Hapet procesi i akreditimit për media për ndeshjet e nëntorit November 2, 2026 at 11:15 AM
Federata e Futbollit e Kosovës njofton përfaqësuesit e mediave se është hapur procesi i akreditimit për ndeshjet e muajit nëntor:
Kosovë –Izrael, 14 nëntor 2026, stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë.
Irlandë –Kosovë, 17 nëntor 2026, “Aviva Stadium” Dublin.
Afati i fundit për aplikim është data 8 nëntor ora 16:00.
Për të aplikuar për akreditim ju lutemi klikoni në platformën online në linkun e mëposhtëm: https://ffk-media.com
Ju lutemi që për ndeshjen jashtë vendit të aplikoni me pasaportë.
Kërkesat e pranuara pas afatit do të merren në shqyrtim varësisht prej vendeve të lira në dispozicion.”










