Egnatia ka mësuar gjashtë kundërshtarët me të cilët do të përballet në fazën e ligës së UEFA Conference League për sezonin 2026/27.
Shorti i zhvilluar të premten në Monaco i ka rezervuar kampiones së Shqipërisë përballje me Midtjylland, Braga, Lincoln Red Imps, Universitatea Craiova, Kauno Žalgiris dhe Aarhus.
Në Rrogozhinë do të vijnë Midtjylland, Lincoln Red Imps dhe Kauno Žalgiris, ndërsa Egnatia do të udhëtojë për t’u përballur me Bragën, Universitatea Craiova dhe Aarhusin.
Ndeshjet e Egnatias:
Egnatia – Midtjylland Braga – Egnatia Egnatia – Lincoln Red Imps Universitatea Craiova – Egnatia Egnatia – Kauno Žalgiris Aarhus – Egnatia
Pjesëmarrja në këtë fazë përbën një moment historik për klubin nga Rrogozhina, që për herë të parë ka siguruar një vend në fazën e ligës të një gare evropiane. Egnatia e kishte garantuar këtë sukses pasi eliminoi Shamrock Rovers dhe u kualifikua në play-off të Europa League.
Pas eliminimit dramatik nga Lillestrøm në play-off të Europa League, kampionia shqiptare vazhdon rrugëtimin evropian në Conference League.
Në fazën e ligës marrin pjesë 36 skuadra. Tetë të parat kualifikohen direkt në 1/8 e finales, ndërsa skuadrat që renditen nga vendi i nëntë deri në të 24-tin do të luajnë në play-off të fazës me eliminim direkt.
Ndeshjet e kësaj faze nisin në muajin tetor dhe përfundojnë në dhjetor.









