Manchester United realizoi një përmbysje të jashtëzakonshme ndaj Romës, duke fituar 3-2 pas disavantazhit 0-2 në pjesën e parë.
Bruno Fernandes shënoi nga penalltia, ndërsa Matheus Cunha realizoi dy golat e tjerë.
Roma kaloi në epërsi përmes Soulé, i cili përfitoi nga hapësira në mbrojtjen vendëse dhe mposhti Senne Lammensin.
Malen e dyfishoi rezultatin nga penalltia, pasi topi e preku në dorë Ayden Heavenin.
United reagoi pas pushimit. Penalltia e Fernandesit fillimisht u prit nga Devis Vásquez, por gjyqtari Jesús Gil Manzano urdhëroi përsëritjen për shkak të hyrjes së parakohshme të lojtarëve në zonë.
Kapiteni nuk gaboi në tentimin e dytë.
Cunha më pas shfrytëzoi një gabim të Leonardo Balerdit për ta barazuar rezultatin.
Sulmuesi e kompletoi përmbysjen pas pasimit të zëvendësuesit Shea Lacey, duke e dërguar topin fuqishëm brenda shtyllës së afërt.
Ndeshja e Cunhas përfundoi me karton të kuq në minutën e 90-të, kur mori të verdhën e dytë pas një ndërhyrjeje ndaj Balerdit.
Fitorja e forcon pozitën e trajnerit Michael Carrick, i cili ishte nën presion pas paraqitjes së dobët të skuadrës në pjesën e parë.
Burimi: The Guardian










