Lajmet

    Finalja që vendos sonte se kush qanë nga gëzimi dhe kush nga zhgënjimi

    Finalja që vendos sonte se kush qanë nga gëzimi dhe kush nga zhgënjimi
    May 30, 2026
    2 min lexim

    Qyteti i Budapestit të Hungarisë sonte do të jetë qendra e botës së futbollit.

    Nën dritat e stadiumit "Puskás Aréna", dy skuadra me ëndrra të mëdha dhe objektiva të ndryshme do të zbresin në fushë për të luftuar për trofeun më të lakmuar të futbollit evropian për klube.

    Në njërën anë qëndron Paris Saint-Germain, kampioni në fuqi që synon të dëshmojë se dominimi i tij nuk ishte rastësi.

    Në anën tjetër është Arsenali, një klub me histori të pasur futbollistike, por që ende nuk e ka ngritur trofeun e UEFA Champions League.

    Kjo nuk është thjesht një finale, por përballja mes përvojës së fituesit dhe etjes së një klubi që kërkon të shkruajë histori.

    PSG pritet të zbarkoj me talentin dhe shpejtësinë e Ousmane Dembélé dhe kreativiteti e Khvicha Kvaratskhelia të cilët mund të bëjnë diferencën në çdo moment.

    Ndërkohë, Arsenali i Mikel Arteta ka ndërtuar rrugën drejt finales me disiplinë, karakter dhe një futboll modern, ku Bukayo Saka mbetet një nga emrat më të rrezikshëm për mbrojtjen kundërshtare.

    Kur ora të shënojë 18:00, çdo statistikë, çdo parashikim dhe çdo analizë do të mbetet pas.

    Do të jenë vetëm 90 minuta ose ndoshta më shumë që do të vendosin se kush do të ngrejë lart trofeun më prestigjioz të futbollit evropian.

    Rezultati i pesë betejave PSG-Arsenal

    Paris Saint-Germain dhe Arsenal janë përballur pesë herë në vitet e fundit.

    Ndeshja e fundit u zhvillua më 7 maj 2025, ku PSG fitoi 2-1 ndaj Arsenalit. Para saj, PSG fitoi edhe në Londër më 29 prill 2025 me rezultat 1-0.

    Më 1 tetor 2024, Arsenali kishte triumfuar 2-0 në shtëpi.

    Dy përballjet e mëparshme mes tyre në fazën e grupeve të Champions League në vitin 2016 përfunduan barazim: 2-2 në Londër dhe 1-1 në Paris.

    Në total nga këto pesë ndeshje, PSG ka 2 fitore, Arsenali 1 fitore dhe 2 ndeshje kanë përfunduar barazim.

    Etiketat

    #Lajmet
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollWorld Cup 2026Ligat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideo
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia
    Lajmet

    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia

    3 orë më parë
    Xabi Alonso i kërkon Chelseat ta transferojnë yllin e Real Madridit
    Futboll

    Xabi Alonso i kërkon Chelseat ta transferojnë yllin e Real Madridit

    3 orë më parë
    Albion Rrahmani transferohet te Serie A – zbulohen detajet e marrëveshjes
    Futboll

    Albion Rrahmani transferohet te Serie A – zbulohen detajet e marrëveshjes

    3 orë më parë
    Nga Liga Premier te Ronaldo – trajneri i njohur merr drejtimin e Al-Nassr
    Futboll

    Nga Liga Premier te Ronaldo – trajneri i njohur merr drejtimin e Al-Nassr

    3 orë më parë
    Kur ora shenon 00:00, në stadiumin “Hard Rock” pritet magjia e Messit
    Futboll

    Kur ora shenon 00:00, në stadiumin “Hard Rock” pritet magjia e Messit

    4 orë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia
    Lajmet

    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia

    3 orë më parë
    Një fund i çmendur, Martinelli i jep Brazilit fitoren dramatike ndaj Japonisë
    Lajmet

    Një fund i çmendur, Martinelli i jep Brazilit fitoren dramatike ndaj Japonisë

    4 ditë më parë
    SC Gjilani: Faleminderit Edison Kqiku!
    Lajmet

    SC Gjilani: Faleminderit Edison Kqiku!

    4 ditë më parë
    Me 1 korrik 2026, nisë zyrtarisht Akademia e Referimit të Kosovës
    Lajmet

    Me 1 korrik 2026, nisë zyrtarisht Akademia e Referimit të Kosovës

    9 ditë më parë