Lajmet

    Me 1 korrik 2026, nisë zyrtarisht Akademia e Referimit të Kosovës

    Me 1 korrik 2026, nisë zyrtarisht Akademia e Referimit të Kosovës
    June 24, 2026
    2 min lexim

    Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Gjyqtarëve të Kosovës, nga 1 korriku do të nisë zyrtarisht Akademinë e Referimit të Kosovës, një projekt ky i rëndësishëm për zhvillimin dhe avancimin e gjeneratave të reja të gjyqtarëve të futbollit.

    Sipas njoftimit të FFK-së, qëllimi i kësaj akademie është identifikimi, edukimi dhe përgatitja profesionale e gjyqtarëve të rinj, duke krijuar një bazë të qëndrueshme për të ardhmen e referimit në Kosovë.

    Ligjërues dhe mentorë të akademisë do të jenë gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Fatlum Berisha, Besnik Morina, Bujar Selimaj dhe ish-gjyqtari Kreshnik Vula, të cilët me përvojën dhe ekspertizën e tyre do të kontribuojnë në formimin e gjeneratave të reja të arbitrave.

    I gjithë projekti do të udhëhiqet nga Përparim Hasani, kryetar i Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës, i cili ka qenë iniciatori dhe mbështetësi kryesor i këtij programi zhvillimor.

    FFK njofton se nga data 1 korrik do të publikohen detajet e rekrutimit dhe regjistrimit në kanalet zyrtare të FFK-së dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës.

    “Të gjitha informatat lidhur me procesin e rekrutimit, kriteret e aplikimit dhe mënyrën e regjistrimit do të publikohen zyrtarisht nga data 1 korrik përmes kanaleve të Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Shoqatës së Gjyqtarëve të Kosovës.” thuhet në njoftimin e FFK-së.

    Akademia e Referimit të Kosovës shënon një hap të rëndësishëm drejt ngritjes së cilësisë së referimit dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë që dëshirojnë të ndërtojnë karrierë në futboll.

    Bëhu pjesë e gjeneratës së re të referëve të Kosovës!

    Etiketat

    #Lajmet
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    Portali nr.1 i sportit në Kosovë. Lajme, rezultate live, analiza dhe video nga futbolli kosovar dhe ndërkombëtar.

    info@varkosova.com
    Prishtinë, Kosovë

    Kategoritë

    • Futboll
    • Kombëtarja
    • Superliga
    • Ligat e Kosovës
    • Ligat e Huaja
    • Ndërkombëtare
    • Video
    • Transferime

    Kompania

    • Rreth Nesh
    Impressum
  1. Kontakti
  2. Reklamimi
  3. Na ndiqni

    Facebook53K
    Instagram912
    GjirafaVideo
    GjirafaVideo

    © 2026 VAR Kosova. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Designed & Developed with ❤️ in Kosovo
    VAR Kosova
    VAR Kosova

    Sports Media

    --

    Followers

    --

    Followers

    BallinaFutbollLigat e KosovësLigat e HuajaKombëtarjaNdërkombëtareSporte të tjeraVideoIntervistaLifestyle
    GjirafaVideo

    Më të fundit

    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia
    Lajmet

    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia

    3 orë më parë
    Xabi Alonso i kërkon Chelseat ta transferojnë yllin e Real Madridit
    Futboll

    Xabi Alonso i kërkon Chelseat ta transferojnë yllin e Real Madridit

    3 orë më parë
    Albion Rrahmani transferohet te Serie A – zbulohen detajet e marrëveshjes
    Futboll

    Albion Rrahmani transferohet te Serie A – zbulohen detajet e marrëveshjes

    3 orë më parë
    Nga Liga Premier te Ronaldo – trajneri i njohur merr drejtimin e Al-Nassr
    Futboll

    Nga Liga Premier te Ronaldo – trajneri i njohur merr drejtimin e Al-Nassr

    3 orë më parë
    Kur ora shenon 00:00, në stadiumin “Hard Rock” pritet magjia e Messit
    Futboll

    Kur ora shenon 00:00, në stadiumin “Hard Rock” pritet magjia e Messit

    3 orë më parë

    Artikuj të Ngjashëm

    Lexo më shumë lajme të lidhura

    Të gjitha
    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia
    Lajmet

    Ibrahimoviq shpërthen ndaj gjyqtarëve pas eliminimit të Kroacisë nga Portugalia

    3 orë më parë
    Një fund i çmendur, Martinelli i jep Brazilit fitoren dramatike ndaj Japonisë
    Lajmet

    Një fund i çmendur, Martinelli i jep Brazilit fitoren dramatike ndaj Japonisë

    4 ditë më parë
    SC Gjilani: Faleminderit Edison Kqiku!
    Lajmet

    SC Gjilani: Faleminderit Edison Kqiku!

    4 ditë më parë
    Finalja që vendos sonte se kush qanë nga gëzimi dhe kush nga zhgënjimi
    Lajmet

    Finalja që vendos sonte se kush qanë nga gëzimi dhe kush nga zhgënjimi

    34 ditë më parë