Sport Club Gjilani e ka falenderuar futbollistin Edison Kqikun për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.
Sipas njoftimit, bashkëpunimi është ndërprerë me kërkesë të futbollistit dhe marrëveshje të dyanshme, pavarësisht kontratës në fuqi
“Me kërkesë të futbollistit, bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë të dyanshme dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, pavarësisht marrëveshjes kontraktuale, e cila kishte jetëgjatësi të mëtutjeshme.”thuhet në njoftim.
Sipas SC Gjilani, Kqiku, njëherit edhe kapiten i ekipit, u paraqit denjësisht për 9 edicione më radhë me fanellën kuq e bardh dhe e djersiti atë plot në 134 takime, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në tetë raste.
Duke qenë produkt i akademisë dhe futbollist i rritur në folenë e “Skifterave”, klubi shpreh mirënjohje dhe falenderim të pafund për gjithë kontributin dhe sakrificën e dhënë.
Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë, thuhet në njoftim.
Klubi SC Gjilani i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës së tij “I urojmë Edisonit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional. Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e reja!” Thuhet në urimin e klubit
Njoftimin e plotë të SC Gjilani e keni më poshtë:
“Faleminderit Edison Kqiku!
Sport Club Gjilani e falënderon Edison Kqikun për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.
Me kërkesë të futbollistit, bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë të dyanshme dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, pavarësisht marrëveshjes kontraktuale, e cila kishte jetëgjatësi të mëtutjeshme.
Kqiku, njëherit edhe kapiten i ekipit, u paraqit denjësisht për 9 edicione më radhë me fanellën kuq e bardh dhe e djersiti atë plot në 134 takime, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në tetë raste.
Duke qenë produkt i akademisë dhe futbollist i rritur në folenë e “Skifterave”, klubi shpreh mirënjohje dhe falenderim të pafund për gjithë kontributin dhe sakrificën e dhënë. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë.
I urojmë Edisonit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.
Faleminderit për gjithçka dhe suksese në sfidat e reja!
Sport Club Gjilani
Zyra për Media”






