Karateisti i Kosovës, Islam Selmani, më 01.09.2026, ka siguruar medalje të artë në Lojërat Mesdhetare që po zhvillohen në Taranto për vitin 2026.
Selmani mposhti turkun Burak Ozdemir me rezultat 1-0 në përballjen e cila u mbajtë nga ora 14:15.
Lajmin e ka bërë të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës ku thanë se kjo është medalja e artë dhe e para për karatenë ndërsa kanë shtuar se është e shtata në total për ekipin.
Komiteti Olimpik ua ka uruar medaljen Selmanit, trajnerit Isak Curri dhe Federatës së Karatesë.
Islam Selmani gjatë ditës ishte përballur me garuesin Sami Tas nga Franca dhe Andreas Gavriel nga Qipro.
Ai ka shënuar tre fitore për t’u kualifikuar në finalen në të cilën doli fitues.
Komiteti Olimpik i Kosovës kishte njoftuar përmes një njoftimi në rrjete sociale për fitoret e Selmanit edhe në momentin kur ai veçse kishte arritur të siguroj medalje në përballjen ndaj grekut Christos Stefanos Xenos.
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” do të mbahen deri më 3 shtator 2026 në Itali.
Në këto lojëra, Kosova po përfaqësohet me 163 sportistë, në 21 sporte, duke shënuar numrin më të madh të sportistëve që kanë përfaqësuar vendin tonë në një ngjarje ndërkombëtare shumësportëshe.









