Renovimi i stadiumit “Përparim Thaçi” në Prizren është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2027 me një ndarje të planifikuar prej tre milionë euro.
Ndërkohë, projektbuxheti për vitin e ardhshëm, në vlerë të përgjithshme prej 4.27 miliardë euro, është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 2 nëntor 2026 dhe tashmë ka kaluar në procedurë parlamentare për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Kosovës.
Kjo nënkupton se tre milionë eurot e parapara për stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren ende nuk përbëjnë ndarje përfundimtare buxhetore, pasi projektligji duhet të kalojë procedurat parlamentare dhe të marrë miratimin përfundimtar të deputetëve.










