Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore.
Sipas njoftimit të FFK-së, atmosfera në kampin e Dardanëve duket pozitive, ndërsa futbollistët po punojnë me përkushtim dhe motivim të lartë në prag të sfidës së së shtunës.
Pas përfundimit të stërvitjes, FFK thotë se futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli kanë vlerësuar ecurinë e përgatitjeve, duke shprehur besimin se Kosova mund të arrijë një rezultat pozitiv në këtë përballje.
Dardanët synojnë të jenë në nivelin më të mirë në dy ndeshjet e fundit të këtij viti, me objektivin për të përfaqësuar denjësisht vendin dhe për t'u dhuruar tifozëve rezultate pozitive.
Njoftimi I plotë I FFK-së në facebook [11.11.2026]:
“Dardanët zhvillojnë stërvitjen e tretë, atmosfera optimiste Kombëtarja e Kosovës ka vazhduar sot me përgatitjet për ndeshjen kundër Izraelit, duke zhvilluar seancën e tretë stërvitore nën drejtimin e përzgjedhësit Franco Foda.
Pas stërvitjes, futbollistët Lindrit Kamberi dhe Milot Avdyli u shprehën të kënaqur me ecurinë e përgatitjeve, teksa shprehën optimizëm se të shtunën do të korrin rezultat pozitiv.
Dardanët po vazhdojnë përgatitjet me përkushtim dhe besim me synimin për të dhënë më të mirën në dy sfidat e fundit për këtë vit.”










