Edon Zhegrova nuk do të jetë në dispozicion të Juventusit për fazën e ligës së Europa League.
Gjiganti italian ka dorëzuar në UEFA listën e futbollistëve për këtë fazë të garës, ndërsa emri i reprezentuesit të Kosovës nuk është përfshirë në të.
Përveç Zhegrovës, jashtë listës kanë mbetur edhe Khephren Thuram, Daniele Rugani, Arek Milik dhe Jeff Ekhator, ndonëse për disa prej tyre mungesa lidhet me probleme fizike.
Situata e Zhegrovës është më e ndërlikuar. Anësori kosovar ishte përfolur për një largim nga Torino gjatë afatit kalimtar veror, por në fund mbeti pjesë e Juventusit.
Mosregjistrimi për Europa League është një tjetër sinjal se Zhegrova aktualisht nuk është në planet kryesore të trajnerit Luciano Spalletti.
Juventusi do ta nisë aventurën në Europa League më 17 shtator kundër NEC Nijmegen.
Mbetet të shihet nëse Zhegrova do të arrijë të ndryshojë situatën e tij në Torino ose nëse largimi do të bëhet realitet në një prej afateve të ardhshme kalimtare.









