Kombëtarja e Shqipërisë po zhvillon një paraqitje të shkëlqyer ndaj Finlandës.
Në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë janë në avantazh 2:0 ndaj finlandezëve, në minutën e 67-të të takimit.
Golin e parë për Shqipërinë e realizoi Ernest Muçi në minutën e 45-të, duke i dhënë avantazhin skuadrës kuqezi në fund të pjesës së parë.
Në pjesën e dytë, në minutën e 50-të, Rey Manaj dyfishoi rezultatin pas asistimit të Elseid Hysajt, duke çuar rezultatin në 2:0.
Një tjetër moment i rëndësishëm i takimit erdhi në minutën e 67-të, kur Miro Tehno u ndëshkua me karton të kuq. Kështu, Finlanda mbeti me një lojtar më pak në fushë, duke e vështirësuar edhe më shumë misionin e saj përballë kuqezinjve.
Shqipëria synon ta menaxhojë epërsinë dhe të sigurojë një fitore të rëndësishme në këtë përballje të Ligës së Kombeve. Ku po zhvillohet minuta e 76-të e takimit.










